Shumëllojshmëria e kulturave në Viktoria

Viktoria mban brenda vehtes një prej shoqërive më të shumëllojshme dhe gjithëpërfshirëse në botë. Ne banorët e saj, vijmë nga 200 vende të ndryshme, flasim 260 gjuhë dhe dialekte të ndryshme dhe u përkasim 135 besimeve të ndryshme fetare.

Qeveria e Viktorias e mbështet këtë shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë bëhen pjesë e saj dhe përfitojnë nga shërbimet e dhëna pa dallim kulture, gjuhe apo feje.

Qeveria e Shtetit Viktoria i vjen në ndihmë komuniteteve të ndryshme me anë të:

  • dhënies së fondeve për evenimente, grupe për të moshuarit, ndihma për organizata, për shkolla të gjuhëve të ndryshme në komunitet dhe iniciativa të tjera.
  • fonde për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtesave dhe ambienteve të tjera.
  • ndihmë për ato iniciativa që kanë për qëllin zgjidhjen e problemeve brenda komunitetit, si për shembull ndihma për të stabilizuar të sapoardhurit.
  • iniciativa ndërkulturore dhe ndërfetare për të promovuar njohjen e kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare dhe harmonisë sociale.

Ne festojmë shumëllojshmërinë tonë me anë të evenimenteve të mëdha si për shembull: Mbrëmja Gala e Premierit (Premier’s Gala Dinner), Java e Shumëllojshmërisë Kulturore (Cultural Diversity Week), Festivali Shumëkulturor ‘Viva’ (Viva Victoria Multicultural Festival) dhe Çmimet e Nderit në Viktoria për Shumëkulturat (Victoria’s Multicultural Awards for Excellence).

 

Events Calendar

  • 25 Aug

    Health Interpreting Professional Development Short Course

    more >
  • 13 Sep

    Cultural Diversity and News in Australia symposium

    more >
  • 21 Sep

    Monash University 2017 Literary Translation Spring School

    more >
  • 24 Sep

    Nandhikeshwara Uthsav (Festival)

    more >
find more events here >